Mësohet shkaku që solli deri te humbja e jetës e nënoficerit të FSK-së në Mitrovicë

Një nënoficer i lartë i FSK-së ka vdekur sot gjatë testimeve fizike.

“Jepi zë” mëson se ai është Baki Ejupi, 45 vjeç, dhe ka vdekur para 1 ore në stadiumin “Adem Jashari”, ku po kryheshin testimet.

Policia e kanë konfirmuar rastin për Jepi zë, duke konfirmuar edhe identitetin e personit.

Ndërkaq, burime nga spitali kanë thënë për “Jepi zë” së zyrtari i FSK-së humni jetën nga sulmi në zemër.

Mësohet se nënoficeri ishte nga Podujeva, por me punë në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.