Modelja e famshme në SHBA: Dua burrë shqiptar, kam mësuar të bëj…

Modelja me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, prej kohësh tashmë po korr një sukses të madh në SHBA. Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara atje dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

Lorena ditën e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “E diell” ku rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj dhe karrierën në Amerikë.

Mirëpo, ndonëse është rritur jashtë, Lorena ka habitur teksa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti ka zbuluar se e do burrin shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me të gjitha traditat shqiptare.

“Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyet gazetari.

“Shqiptar tërësisht!” , ka thënë modelja e famshme.