Moderatorja shqiptare publikon foto nga fëmijëria, hedh poshtë zërat për operacione plastike

Lei Kraja është një nga emrat më të përfolur në gazetarinë sportive, pasi është kthyer shpejt në një nga moderatoret më të pëlqyera.

Natyra e saj e çiltër dhe transparente ka bërë që fansat ta ndjekin gjithmonë me kuriozitet për jetën e saj dhe jo vetëm.

Një nga ndjekësit e ka pyetur së fundmi nëse buzët i ka bio apo ka ndërhyrë. Lei ka zgjedhur t’i përgjigjet me një foto nga fëmijëria, në të cilat dallohen qartë tiparet e saj të theksuara dhe mbi të gjitha buzët. “Jo, bio 150%”, shkruan ajo.

Përveç pyetjeve, moderatorja ka marrë edhe shumë komplimente nga fansat.