Ndodh edhe kjo: Rron Gjinovci e kritikon Albin Kurtin

Analisti politik, Rron Gjinovci e ka kritikuar ashpër fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media, ku i doli në mbrojtje ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen nga Specialja.

“Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.

Postimi i plot:

Albin Kurti: shteti ta organizojë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Unë i fascinum 😀: Albini po propozon diçka të papame dej sot, shtetin kundër shtetit 🤦
Gjykata Speciale është po ashtu shteti i Kosovës, e përcaktume në Nenin 103, pikën 7 të Kushtetutës së Republikës 🙂
Dy mundësi jon: ose nuk din, ose po bon lojna politike në kurriz të drejtësisë. Dyat skandaloze.