Në parkun “Tauk Bahçe” në Prishtinë, plagoset 22 vjeçari

Një person është plagosur pas gjuajtjes me armë në parkun “Tauk Bahçe” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënësja për media e Policisë.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në këtë park. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit”.

“Viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.