Në përballje me COVID-19, Teuta Krasniqi emocionon me fjalët për prindërit që i ka në spital

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, babai i aktores shqiptare, Teuta Krasniqi dhe deputetit Memli Krasniqi, ka treguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se është shtruar në spital bashkë me bashkëshorten, zonjën Edibe, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ai ka rrëfyer se pas disa ditëve trajtim në banesë ndaj virusit, rekomandim të ekipit mjekësor, ata po marrin specializim të mëtejshëm në spital.

“Para një viti me mall, tash edhe me më shumë mall…”, është shprehur Teuta krahas fotos.