Në prag të luftës? Koreja Veriore hapë zjarr ndaj anijeve ruse

Roja bregdetare ndaloi dy anije nga Koreja e Veriut që po peshkonin paligjshëm në bregdetin e Rusisë, aty janë ndaluar 80 koreanë janë ndaluar, tre roje bregdetare ruse janë plagosur.

Sipas njoftimeve të mediave lokale ruse të cilat citojnë FSB (Federal Security Service) të Rusisë, se një anije patrolluese ruse të Rojes Bregdetare të Rusisë në Detin e Japonisë kanë ndaluar një anije peshkatarë koreane veriore dhe pas ndalimit anija e dytë ka hapur zjarr ndaj tyre prej të cilit mbetën 3 roje rus të plagosur.

Pas hapjes së zjarrit dy anijet u konfiskuan dhe 80 anëtarë të ekuipazhit të tyre janë arrestuar. Anijet e konfiskuara janë dërguar në portin rus të Nakhodka.

Ky incident është i dyti mes këtyre vendeve pasi një anije ruse ishte konfiskuar nga Koreja e Veriut për, siç ishte raportuar nga ta për “shkelje të rregullave të hyrjes në Kore të Veriut”.

Ministria e Jashtme e rusisë ka ftuar përfaqësuesin më të lartë diplomatik të Koresë së Veriut në Moskë pas incidentit ka raportuar agjencia ruse e lajmeve RIA./gazetametro.net