Nis protesta e opozitës në Shqipëri, Rama i kundërpërgjigjet Bashës

Tanimë shumica e protestuesve opozitarë janë vendosur para kryeministrisë në Shqipëri. Protesta ka nisur dhe nuk do të ketë deklarata nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, drejtues të këtyre subjekteve kanë thënë se janë të interesuar të protestojnë para kryeministrie pa asnjë shenjë dhune, por gjithashtu ka edhe deklarata se për të gjithë mbarëvajtjen e protestës do vendosin qytetarët.

Kryemadhi ka thënë se sot po përballën dy botëra, ajo e krimit dhe integrimit.

Përderisa në Tiranë kanë filluar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, ky i fundit gjendët në Vlorë.

Atje do të mbaj një takim publik që është i ciklit kombëtar.

Nga pamjet e para, shihet që në në Vlorë kryeministrin shqiptar po e pret një numër i madh i simpatizantëve.