Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i refuzojnë 3 milionë eurot e ndara nga Qeveria

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit e konsideron të pamjaftueshme ndarjen e 3 milionë eurove nga Qeveria për t’i dalë në ndihmë këtij sektori për përballimin e humbjeve të bizneseve, pasi biznese të shumta në vazhdimësi kanë folur dhe janë ankuar për humbjet e mëdha që i janë shkaktuar si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosoves, Hysen Sogojeva, thekson se pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë dhe për këtë arsye humbjet nuk janë të njëjta.

Lexo Edhe:
Ambasada franceze: Filmi “Zgjoi” hyri në historinë e kinemasë kosovare
“Vendimet e qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar pëhapjen e virusit nuk kanë qenë të njejta për secilën industri, dhe logjikisht as efeketet ekonomike nuk mund të jenë të njejta, pra dallojnë.

Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj bizneseve, sikurse ato në pakon e paraparë për vitin 2021, 3 milion euro ndarje e buxhetit ndaj sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë është një shumë të cilën Oda e Hotelierisë dhe Turizmit nuk e konsideron fare!”

Pas takimit me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, përfaqësuesit e kësaj ode u njoftuan edhe njëherë se pakoja e rimëkëmbjes do të jetë 3 milionë euro dhe që OHTK e refuzon kategorikisht këtë ndarje.

“Dhe, pas takimit konsultativ me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Vesel Krasniqi, përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, u njoftuan edhe njëherë se pakoja e rimëkëmbjes përfundimisht do të jetë 3 milion euro, prandaj OHTK e refuzon kategorikisht këtë ndarje sepse as për së afërmi nuk i mbulon dëmet e bizneseve hoteliere turistike gjatë pandemisë.

Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 euro për SUBJEKT.”

Gjithashtu ai ka shtuar se kjo ndihmë është qesharake.

“Dhe kjo jo vetëm që është qesharake por nuk tolerohet fare!

Me këtë reagim Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përveq që kërkon që shuma për rimëkëmbje ndaj Bizneseve ose të jetë më e madhe ose të mos jetë fare, kërkon gjithashtu që të gjitha subjekteve të hotelierisë dhe Turizmit t’u falet tatimi për vitin 2020!”