Kosova e nis këtë muaj rrugëtimin për Kampionatin Botëror, Katar 2022.
Gjatë muajit mars, “Dardanët” do të luajnë fillimisht një ndeshje miqësore me Lituaninë, kurse më pas e presin Suedinë dhe udhëtojnë në Spanjë.
Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje.
Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.
Më pas, në postim tregohen ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll, ndërsa Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”.
“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.