Pamje të reja nga rrahja brenda LDK-së

Po iu sjellim pamje të reja nga dhuna e shpërfaqur dje gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të nëndegës në Mat, e njohur si Dega e Tretë presidenti Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Mat.

Rrahja mes delegatëve në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mati Prishtinë nuk ka shpëtuar pa të arrestuar.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit, policia ka shoqëruar kandidatin për kryetar të nëndegës me iniciale R.G. dhe ish- nënkryetarin Avdullah Krasniqi, sipas burimeve të KosovaPress.

Për këto përleshje kryetari i zgjedhur i nëndegës së Matit, Sherif Vrajolli fajëson ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin. Sipas tij, ai nuk punon për partinë, por për interesa personale