Pamjet që tronditën Presidentin e Francës, kush e dhunoi këtë grua

Një skandal politik ka nisur në Francë, me publikimin e një videoje dhune në protesta dhe bastisjen e shtëpisë së një prej rojave të sigurisë së Presidentit Emmanuel Macron, nga hetuesit francezë.

Pamjet nga një protestë e muajit maj në Paris, fillojnë me një burrë me një xhaketë të zezë, me kapuç gri dhe me kasketë të Policisë që shtyjnë me forcë një grua në rrugë, dora e tij e shtrëngon pjesën e pasme të qafës së saj.

Kamera zhvendoset te një grup oficerësh policie, duke tërhequr një të ri në rrugë. Një burrë tjetër me rroba civile po godet protestuesin, i cili është gjunjëzuar. Pastaj personi i parë me xhaketë të zezë afrohet te njeriu i gjunjëzuar nga pas, e kap atë nga qafa dhe e tërheq larg nga grupi.

……………………………………………………………………………………………………………..
Provokon shokun me të dashurën, shokohet kur shikon përfundimin (VIDEO+16)

……………………………………………………………………………………………………………..

Më pas ai e rreh atë. Videoja, e cila qarkullonte në mediat sociale, u regjistrua në një protestë të Ditës së Punëtorëve në maj.

Këtë javë, gazeta franceze “Le Monde” identifikoi njeriun me xhup të zi si Alexandre Benalla, një ndihmës i sigurisë së Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kjo ngriti një sërë pyetjesh për mediat në Francë: Çfarë bënte Benalla në protestë, pse i rrahu ai protestuesit dhe a e dinin eprorët e tij këtë sjellje?

E pas kësaj Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, urdhëroi ndryshime në staf, pas shfaqjes së një videoje që tregonte ndihmësin e tij – tani i shkarkuar – duke rrahur një protestues.