Parashikimi i motit: A pritet të përfundoj moti me shi ditët në vijim

Parashikimi i motit tregon se edhe ditëve të fundit të muajit korrik, do të ket mot jostabil, kryesisht me vransira dhe shtrëngata me shi.

27.07.2018 – Derisa Europën perëndimore e ka kapluar një valë e të nxehtit, mbi rajonin tonë mbesin të bllokuara fusha jostabile të presionit të ulët, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot jostabil, me vransira dhe shtrëngata me shi, ndërsa temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare.

28.07 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë, reshje lokale shiu me bubullima.

29.07 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

30.07-31.07 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

1.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 16C, e maksimalet nga 25C deri në 29C.

Do të fryejë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të luhatet rreth vlerave normale.