Pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR, kryesia e Kuvendit merr këtë vendim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën në orën 11:00 të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Europian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR).

Kjo seancë është kërkuar nga 40 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Të mërkurën dhe të enjten i kemi dy seanca – njëra është e jashtëzakonshme. Presim gjatë javës për t’i adresuar seancat të cilat na kanë mbetur në pritje”, ka thënë pas takimit të kryesisë, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)