Pasi i dështoi takimi në Uashington, Hoti i kthehet temës së vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, rrugëtimi për në Uashington i dështojë.

Mirëpo Hotit, nuk i dështojë edhe takimet me evropianet.

Hoti të mërkurën ka takuar kryesuesin e Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Keshtu ka bërë të ditur Hoti pëemes një postimi në llogarinë e tij në faecbook.

“Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.”, ka shkruar ai.

Temë e bisedimeve ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë.

“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Hoti ka anuluar takimin e paraparë me delegacionin nga Serbia me 27 qershor në Uashinogotn.

Kjo pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritë aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi si dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.