Po jepte konferencë për shtyp, zyrtarja e ministrisë rrëzohet në tokë

Një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë daneze ka humbur ndjenjat gjatë një konference për shtyp.

Teksa ministri danez po fliste për vaksinën AstraZeneca, zyrtarja humbi vetëdijen duke u shembur në tokë.

Pasi kanë kuptuar çfarë ka ndodhur kolegët e saj nxituan dhe i ofruan ndihmën e parë, duke e kthyer për të qëndruar në brinjë.