Podolski: Ozili nuk është gomar

Lukas Podolski i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëlojtarit të vet në Kombëtaren e Gjermanisë, Mesut Ozilit, duke thënë se Ozil është mjaft i mirë sa për të luajtur rol të rëndësishëm në skuadrën e Arsenalit.

Por duket goxha e pamundur që 31-vjeçarit t’i besohen përgjegjësi të tilla kurdoherë në Arsenal.

Trajneri Mikel Arteta e ka nxjerrë jashtë planeve afatshkurtra dhe afatgjata në Emirates mesfushorin për krah të cilit kishte luajtur dikur.

Për Ozilin është thënë se mund të largohet në afatin kalimtar të verës, por përfaqësuesi i Gjermanisë ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Londra ka i mbaruar kontrata, e cila i skadon verën e vitit të ardhshëm.

Podolski, përkrah të cilit Ozili e fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, shpreson se Ozil do të rikthehet në formacionin e Arsenalit.

“Ai është mjaft i mirë nëse e ka përkrahjen e trajnerit dhe ekipit, por diçka ka ndodhur në klub, mund ta ndiesh këtë”, tha Podolski për The Athletic.

“Ai ka karakter të mirë – ai nuk është gomar. Ai nuk jep intervista ku flet keq për shokët e ekipit apo për Arsenalin dhe shumë keq që është kjo gjendje sepse të gjithë po humbasin. Ozil ulet në tribuna, Arsenali e paguan atë dhe askush nuk fiton”, shtoi ai. /Front Online/