Qesharake: Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dështon në kuizin e dedikuar për filloristë (Foto)

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka mbi 80 zëvendës-ministra, për shumicën prej të cilëve është raportuar vazhdimisht se nuk bëjnë ndonjë punë efektive nëpër ministrit përkatëse.

Duket se kjo po ngjanë edhe me zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi që njëri prej tyre, Abdulselami Shkodra, ka zgjedhur që të merret me kuize të dedikuara për filloristë në rrjete sociale, shkruan Veriu.info.

Zëvendësministri Shkodra, i cili vjen nga AKR-ja, ka dhënë përgjigje në pyetjen se cili filxhan do të mbushet i pari, por edhe pse është i thirrur të merret me një sektor mjaftë të ndjeshëm, ai i’a ka huqur  përgjigjes në një pyetje e cila ishte shumë e thjesht.

Shkodra ka thënë se filxhani i pari që mbushet është numër 6, por kjo është e pasaktë, pasi që ‘gypi’ në fund është i mbyllur. Pra, përgjigja e saktë është nën 2./Veriu.info