Qeveria deklarohet për “valën e re të ikjeve”

Qeveria e Kosovës, ka hedhur poshtë disa lajme që në Kosovë po ndodhë largimi i qytetarëve. Sipas tyre,  udhëtimi i të rinjëve nga Kosova në një vend tjetër për të punuar është proces i natyrshëm.

Nga Qeveria e Kosovës, kanë thënë për Gazeta Blic që të rinjtë që po largohen nga Kosova, kanë kontrata pune në Kroaci dhe në vende tjera evropiane.

“Deklarimet mediale nga qarqe të caktuar se në Kosovë po ndodhë largimi i qytetarëve është e papranueshme. Informatat zyrtare tregojnë që personat te cilat kanë udhëtuar dhe që vijnë nga qytetet të ndryshme të vendit janë të rinjë që kanë kontrata pune kryesisht në Kroaci, por edhe në vende të tjera evropiane. Ky process është i natyrshëm për faktin se lëvizja e lirë dhë puna është e drejt e garantuar për secilin individ dhe si e tillë duhet të respektohet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazeta Blic nga zyra e mediave në Qeverinë e Kosovës.

Ndërkohë, gjatë natës së mbrëmshme dy autobusë i mbushur plot të rinjë është nisur nga Kamenica për në Kroaci.

Deri më tani janë rreth 800 të rinj që kanë marrë rrugën drejt vendeve të jashtme për një vend pune. Migrimi i tyre, raportohet se po bëhet në mënyrë legale, derisa thuhet se vendet e punës po i siguron një kompani ndërmjetësuese nga Kamenica.