Qeveria ndan mjete financiare për Istogun dhe Pejën

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare nga fatkeqësia natyrore në Komunën e Pejës dhe Istogut, sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kjo u bë  me kërkesë të Ministres së Arsimit, Hykmete Bajramit.

Bajrami tha se në Komunën e Pejës janë dëmtuar 8 objekte arsimore ndërsa në Istog 12 objekte.

Dëmet e shkaktuara sipas Bajramit për Komunën e Pejës 295 mijë euro ndërsa për Istogun 136 mijë euro.