Rama kërkon të pyetet për Bashkimin Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama ka folur më në fund për idenë e ‘korrigjimit të kufijve’ mes Kosovës dhe Serbisë. Si në shumë raste tjera, Rama i ka rënë rrotull përgjigjjes në pyetjen për qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë që duhet të ulen burrat e kuvendit, por jo të kuvendit si institucion duke nënkuptuar këtu një formë parainstitucionale autoriteti, për të vendosur për fatin e Kosovës.
Rama e ka pranuar se çështja është shumë e rëndë, por ka thënë se ‘korrigjimi i kufijve’ përbën shans historik – mbase për një bashkim të mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë. I pyetur konkretisht në lidhje me një gjë të tillë, Rama ka thënë megjithatë se është fjala për një bashkim në Bashkimin Evropian duke vazhduar lojën me fjalë.