Edhe dita e sotme vazhdon me një numër të lartë të prekurish dhe vdekje nga Covid-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 311 raste të reja ditore.
Ndërkohë, 6 pacientë nuk kanë mundur që të fitojnë dot luftën me virusin, duke e çuar numrin e viktimave në 493.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 20,004, ndërsa ata aktivë janë 8,618 raste.
COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 397
Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,004
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,618
Humbje jete 493