Rexhep Selimi mbledh gjithë deputetët e VV-së i urojnë punë të mbarë kryeministrit Kurti

29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shkuar sot për ta uruar kryeministrin Albin Kurti, në marrjen e detyrës si shef i qeverisë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në twitter të shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi ka shkruar se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes #Vetëvendosje, në Qeverinë e Kosovës i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti”, ka shkruar Selimi.