Rrahje masive në parlament mes deputetëve

Derisa në Kuvendin e Kosovës, tash për tash, deputetët janë kufizuar në sharje dhe fyerje, kolegët e tyre në parlamentin e Ugandës, i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë më konkrete…

Edhe pse parlamentet konsiderohen si vende të kulturuara në të cilat mblidhet dhe debaton ajka e shoqërisë, as ata nuk janë imunë në përleshjet e vërteta të rrugëve.

Këto xhirime nga Uganda shumë qartë e vërtetojnë këtë. Në debatin rreth juridiksionit dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit të shtetit, diçka “kërciti” dhe në momentin e ardhshëm sikur se dikush iu deshi kostumet dhe kravatat deputetëve dhe ata u shndërruan në luftëtarët e famshëm Zulu.