RTK e paraqet Vuçiqin si President të Shqipërisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vizituar Shqipërinë, sikurse dhe vendet e prekura nga tërmeti.

Në edicionin e lajmeve në RTK, Vuçiq është transmetuar si President i Shqipërisë.

Pas kësaj gafe ka pasur polemika e kritika edhe në drejtim të transmetuesit publik.

Për ardhjen e tij pati edhe protesta e reagime të shumta nga qytetarët, meqë ai dhe shteti serb ende nuk e kanë pranuar fajin për krimet dhe gjenocidin gjatë luftës së fundit.

Videon mund ta ndiqni mëposhtë në minutën 04:04.