Rusia dhe Serbia përgatiten për një ngjarje të madhe

Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri i parë Ivica Daçiq foli të enjten me ambasadorin rus Aleksandër Chepurin rreth “vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ata folën gjithashtu për “përgatitjet për shënimin e 180 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të të dy vendeve”, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Një theks i veçantë u vu në veprimtarinë që synonin përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Rusisë dhe takimin e ardhshëm të Komitetit Ndërqeveritar Serbi-Rusi për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik dhe Shkencor-Teknik”, thuhet ndër të tjera.

Daçiq dhe Chepurin “u pajtuan për nevojën e fillimit të përgatitjeve për shënimin e 180 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Rusisë, e cila do të shoqërohet me organizimin e një sërë ngjarjesh në vitin 2018.”/Periskopi/