Sanchez i mbetët në ‘derë’ Interit, askush nuk e do lojtarin

Askush nuk e do Alexis Sanchezin.

Sanchez duket se s’ka të ardhme as në Inter e as në Man United

Sipas The Sun, Interi dhe Manchester Unitedi nuk e shohin Alexis Sanchezin si të rëndësishëm për skuadrën e tyre.

Kiliani është i huazuar aktualisht te Interi, por Antonio Conte nuk e do atë pas përfundimit të sezonit.

Edhe Manchester United nuk e do dhe do ta shtyjnë lojtarin që të stërvitet veçmas kur të kthehet në ‘Old Trafford’, derisa të gjejë klub ku do të vazhdojë karrierën.

Ai ishte fantastik te Arsenali, por që kur u transferua te United, Sanchez ka qenë vetëm hija e lojtarit që ishte.