Selimi: Bashkimi me Luginën duhet të ndodh në Kosovën e bashkuar jo në Kosovën e ndarë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media lidhur me çështjen e shqiptarëve të Luginës.

Deputeti i kësaj partie Rexhep Selimi ka thënë se shqiptarët e Luginës po keqpërdorën dhe shfrytëzohen nga presidenti Thaçi për qëllime të veta.

Ai ka thënë se Thaçi u ka premtuar marrëveshje atyre por që asnjëherë nuk ka nënshkruar asgjë më ta, përveç se u ka thënë në baza të deklaratave.

“Thaçi e ka përgatitur një rezolutë për ta sjellë në kuvend që ka të bëjë me shqiptarët e Luginës por duke mos e harruar ne që ka pasur edhe rezoluta tjera që janë votuar në Kuvend dhe nuk janë zbatuar asnjëherë është folur dhe nuk është bërë asgjë konkrete.Por bashkimi i tyre, bashkimi i shqiptarëve të Preshevës po flitet në kuadër të një plani tashmë të bërë publik, e që është shkëmbimi i territoreve, që është e papranueshme.Deri me tani pavarësisht kontakteve të shpeshta të presidentit me faktorët politik dhe përfaqësues të shqiptarëve të Preshevës, asnjë marrëveshje e shkruar me ta nuk ekziston. Dhe kjo është bërë me qëllim.Si mund ti mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë ata që po i shkelin të drejtat e shqiptarëve këtu, kjo është hipokrizi”ka thënë Selimi

Ai ka theksuar se bashkimi me shqiptarët e Luginës duhet të ndodh, por duhet të ndodh në një Kosovë të bashkuar, e jo në një Kosovë të ndarë.

“Bashkimi duhet të ndodh, madje është i vonuar, ama duhet të ndodh në një Kosovë të bashkuar jo në një Kosovë të ndarë” ka thënë deputeti Selimi.

/GazetaBlic/