Shifër e frikshme, mbi 6500 njerëz vdiqën gjatë punimeve ndërtimore për Kupën e Botës në Katar

“Guardiani” raporton për më shumë se 6.500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për përgatitje për kupën e botës “Katari 2022”.

Më shumë se 6.500 punëtorë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri – Lanka vdiqën gjatë punimeve në Katar, transmeton IndeksOnline.

Vetëm nga Ambasada pakistaneze në Katar janë regjistruar 824 punëtorë të vdekur në vende të tyre të punës.

Raporti përmend edhe shkaqet e vdekjeve të këtyre njerëzve. Shumica e tyre ranë nga lartësia, ose ndonjë kishte shembje të dështimeve të punimeve, si edhe nga i nxehti.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA është penduar për këtë numër të madh të vdekjeve.

“Ne pendohemi thellësisht për të gjitha këto tragjedi. Kemi hetuar çdo incident. Ne gjithmonë kemi ruajtur transparencën”, i ka thënë FIFA gazetës nga Britania.

Nga ana tjetër, Komiteti organizues i Kupës së Botës hedh poshtë fajin.