Shpend Ahmeti ka një apel për kosovarët, për të evituar mbylljen e sërishme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat anti-covid, në të kundërtën do të rikthehet mbyllja në vend.

Këtë deklaratë, i pari i kryeqytetit e dha pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Qëllimi i takimit është që të punojmë bashkë që mos të ketë infeksione shtesë. Me të vërtetë nuk jemi të interesuar për karantinë dhe me reduktu orarin. Por kjo varet nëse jemi në koordinim me qytetarët.

Dje ishte Çekia me 8000 raste, Hungari me shumë… Brukseli është në gjysme-mbyllje. Krejt Evropa po shkon drejt mbylljes. I kishim lut që ditëve në vijim të punojmë bashkë dhe mos ta detyrojmë që ne të bëhemi më inspektorë”, është shprehur ai.