Shtatë të aderuarit në VV që befasuan me numër të madh të votave në zgjedhjet e fundit

Disa nga të aderuarit në Lëvizjen Vetëvendosje duket se kanë marr vota të mjaftueshme për të qenë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

I aderuari Hekuran Murati ka hyrë në pesëshen e parë të kandidatëve më të votuar të LVV. Ai ka marrë 22.847 vota.

Pas tij edhe Haki Abazi ka grumbulluar një numër të madh votash, duke marrë 15.450 vota.

Ndërsa e aderuara Labinotë Demi-Murtezi ka marr 13, 392 vota.Ndërsa Hajrullah Çeku i cili po ashtu ka aderuar së fundmi në LVV ka marr 12.056 vota. Gazmend Gjyshinca njëri ndër të aderuarit në këto zgjedhje ka marr 12.050.

E kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi,i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i LDK-së, mirëpo para zgjedhjeve të parakohshme aderoi në LVV, ka marr 10.087 vota.

Kurse Taulant Kryeziu, i cili nga shoqëria civile aderoi në LVV, ka marr 6.870 vota në këto zgjedhje.

HEKURAN MURATI – 22,847 vota

HAKI ABAZI – 15,450 vota

LABINOTË DEMI – MURTEZI – 13,392 vota

HAJRULLA ÇEKU – 12,056 vota

GAZMEND GJYSHINCA – 12,050 vota

SHPEJTIM BULLIQI – 10, 087 vota

TAULANT KRYEZIU – 6,870 vota

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve LVV ka dalë e para me 25.50 për qind të votave.