Trump i shkruan letër Vuçiqit për marrëveshjen e 4 shtatorit me Kosovën

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, të cilin e ka falënderuar për pjesëmarrje në takimin e 4 shtatorit ku edhe u nënshkrua marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit që na u bashkove në Shtëpinë e Bardhë për të punuar për një paqe afatgjate dhe për prosporitet në Ballkan”, thuhet në letrën e Trump, raporton Gazeta Express.

“Jam i kënaqur me guximin tuaj të jashtëzakonshëm për fillimin e normalizimit të raporteve ekonomike me Kosovën dhe mezi pres të shoh një rajon më të sigurt më të fortë dhe më të zhvilluar”, thuhet në letrën e Trump.