Tuna Sejdi shpërthen në lot live në emision, kjo është arsyeja

Këngëtarja Tuna Sejdi është e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”, shkruan GazetaBlic.

Pasi foli për jetën e saj si nënë, ajo foli edhe rreth karrierës së saj muzikore.

Këngëtarja shpjegoi një herë e mirë se nuk është maqedonase, por shqiptare e Maqedonisë, pasi shumë njerëz e ngatërrojnë këtë gjë sipas Tunës.

“Vijë nga Maqedonia, jam shpërngulur në Kosovë ku jetoj dhe veproj, ndërsa projektet e mia muzikore dhe karrierën e veproj në Shqipëri. E dua vendlindjen time më shumë se gjithçka në botë”, u shpreh Tuna duke shpërthyer më pas në lot.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se që pasi është bërë nënë është më emotive, ku dhe për gjëra fare të vogla fillon e qan./GazetaBlic