Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se një mësues nga kjo komunë ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Në një postim në Facebook, Jashari ka thënë se tashmë i ndjeri, Milaim Bilalli është varrosur gjatë ditës së sotme.
Postimi i Jasharit:
Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19.
Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.
Pushofsh i qetë mësues Milaim Bilalli!.
