Veton Surroi tregon nëse do të kaloj demarkacioni

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka komentuar konsensusin e arritur ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së duke thënë se ai konsensus nuk siguron votat për demarkacion.

Surroi ka shtuar se është konsensus pushteti pasi për të duhet Lista Serpska pa të cilën nuk ishte i mundur themelimi i Qeverisë.

Ky është postimi i Surroit:

“Lapsus frojdian: ‘Konsensusi i arritur mes partive në pushtet dhe LDK-së nuk i siguron votat për demarkacion.’ Nuk i siguron për faktin e thjeshtë se nuk është konsensus i pushtetit. Për të qenë konsensus, nevojitet Lista Sërpska, pa të cilën nuk do të themelohej kjo Qeveri”.