Vuçiq kërkon mirëkuptim nga lordët britanikët për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga lordët britanikë të kenë mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Delegacioni i Lordëve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar po qëndrojnë në Beograd, ku po zhvillojnë takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

“Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun me Kosovën në nivelin më të lartë, por kërkojmë nga ju të keni mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçiq.

Pos kësaj, Vuçiq foli edhe për çështjet e rajonit, por edhe për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

/