Zafir Berisha thotë se s’ka më ofendim se të jetë Vjosa Osmani në pozitën e Presidentit

Anëtari i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha është duke e konsideruar “ofendim” të shtetit të Kosovës faktin që  Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit, shkruan Gazeta Express.

Ai  ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje, pasi që sipas tij me Osmanin në  krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.

A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.