Zogiani i VV-së akuzon rëndë deputetin e kësaj partie Fisnik Ismaili. “Zbulon” rrugën se si u bë deputet…

Nisi si një debat për sedër, vazhdoi për pozitën brenda VV’së, e mbaroi me akuza për përdorim të parave në blerjen e votave.


Ishte Avni Zogiani, ish-kandidat për deputet dhe kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, që me një pyetje provokative pas deklarimeve të fundit të Fisnik Ismailit, e ka bërë të reagojë këtë të fundit, shkruan gazetametro.net.

‘Qenka prekë në sedër edhe Fisi a?’, shkruan Zogiani, për të marrë komentim nga deputeti Ismaili ku i kërkon të mos flas për sedër pasi, sipas tij, ishte vetë ai që është prekur dikur.

Ismaili i ka përmendur Zogianit se është futur me nderime në VV dhe ka marrë një numër të mirë në listë, ndërkohë që vetë ai ka mbajtur numrin 55. Ismaili më pas ia përmendi dështimin e Zogianit për t’u bërë deputet dhe për të fituar komunën e Fushë Kosovës.

‘Shyqyr zgjedhjet lokale mjaftuen me të tregue se s’je i votueshëm, e sedra yte shkoi qaq larg, sa e quejti votiesin të paemancipuem’, i është drejtuar Ismaili.

Por, reagimi i Zogianit u lidh më pas me një akuzë publike që i bëhet Ismailit qe sa vite. Ai ia ka përmendur miliona e marrë nga PTK’ja që sipas tij, ai i ka përdorur për t’u bërë deputet.

‘Nuk i kom pasë 4 milionët e postës unë si ti Fis për me i fitue zgjedhjet… unë zakonisht fushatën e kom bo me ka 700 – 800 euro të miat…’, i është përgjigjur Zogiani.

Ndryshe, Fisnik Ismaili mbrëmë reagoi ndaj zgjedhjes së Albin Kurtit kryetar, duke e quajtur këtë një hap pas të Vetëvendosjes. E kjo gjë duket se e ka bërë të reagojë Avni Zogiani, për t’ia përmendur më pas 4 milionët e famshëm./gazetametro.net