Zyrtare: Këta janë kandidatët për çmimin lojtari më i mirë i FIFA për vitin 2020

Janë publikuar emrat e tre finalistëve për çmimin lojtari më i mirë i FIFA për vitin 2020. Në listë janë Lionel Messi i Barcelonës, Robert Lewandowski i Bayern Munchen dhe Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Zyrtarisht sot janë publikuar emrat e tre finalistëve për çmimin lojtari më i mirë i FIFA për vitin 2020.

FIFA ka treguar zyrtarisht sot se cilët janë ata lojtarë që janë votuar për si më të mirët e vitit 2020.

Nga kjo listë del se janë, Lionel Messi i Barcelonës, Robert Lewandowski i Bayern Munchen dhe Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Ndërkaq kujtojmë që këtë vit si shkak i pandemisë COVID-19, çmimi lojtari më i mirë i FIFA për vitin 2020 është çmimi i vetëm që do të jepet për lojtarin më të mirë, pasi që Topi i Artë është anuluar.

Fituesi i çmimit lojtari më i mirë i FIFA për vitin 2020 shpallet me 17 dhjetor.

Image